Rama Berishës: Mos fol për shërbime ndaj Serbisë, se del zbuluar

Rama në shkrimin e tij me titull ‘Komerdarja e turbofolkut pseudonacionalist’ merret me kritikat e sulmet që kryeministri i ka bërë opozitës gjatë javëve të fundit. E fillon duke bërë një sqarim, që duket se e ka për zemër: “[Berisha] shpifi se gjoja ne bllokuam Kodin Penal. E donte si qorri sytë një alibi që nuk ia dhamë, bllokimin e kodit. E tani s’ka ç’bën tjetër përveçse të shpifë. E më poshtë fokusohet atje ku do. Bien në sy disa nënvizime të forta:
- [Berishës] i ka ecur në të shkuarën duke përfituar nga përçarja shoqërore që ka ushqyer 22 vjet me radhë si një antikomunist sherrnxitës, pasi është formuar 22 vjet të tjera më parë si një komunist luftënxitës.
- Kur ishte President i Republikës në vitet e luftës në ish-Jugosllavi, kryeministri i sotëm theu embargon ndërkombëtare për t’i çuar naftë regjimit kriminal e thellësisht antishqiptar të Sllobodan Millosheviçit. A ia çoi naftën kasapit të Beogradit sepse, siç thonë disa gojë të liga, ka ngrënë në të shkuarën komuniste ndonjë lugë në çorbën serbe, apo sepse, siç thonë faktet e këtyre 7 viteve të pushtetit të tij të korruptuar, është një makut i dhënë pas parasë kudo ku ajo i shfaqet, këtë nuk e dimë.
- Kur në horizontin e përpjekjeve për liri të [kosovarëve] u shfaqën sigla dhe komunikatat e para të një force të quajtur Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk la sharje e shpifje pa lëshuar ndaj “marksistë-leninistëve”, “terroristëve ndërkombëtarë”, “narkotrafikantëve”, “banditëve” e “kriminelëve” të UÇK-së. A iu kundërvu Sali Berisha UÇK-së pikërisht sepse UÇK-ja gjeti mbështetje tek armiqtë e tij socialistë në pushtet apo iu kundërvu në vazhdën e një politike të karakterizuar nga lakeizmi ndaj Beogradit(?), për arsye që disa thonë se i dinë po që mbeten sidoqoftë të paditura zyrtarisht, këtë nuk e dimë.
- Në momentin kulmor të Rambujesë, [Berisha] doli e bëri një thirrje që kasapit të Beogradit i ra si dhuratë nga qielli nëse nuk e ka ditur më parë. Doli çakërrdisht hapur kundër marrëveshjes që e dëshironin të gjithë aleatët ndërkombëtarë të Kosovës dhe për të cilën luajti rolin e vet të dokumentuar historik edhe qeveria socialiste e Shqipërisë.
- Eshtë turpëruese jo pse hyn Serbia [në BE], po pse nuk hyn Shqipëria dhe këtë turp Shqipërisë nuk po ia le as Komisioni Europian, as opozita, as shqiptarët e zakonshëm jo e jo. Por po ia le pikërisht qeveria dhe kryeministri i saj, i cili thjesht rëndon barrën e turpit të vet kur kërkon t’u ikë dallgëve të përgjegjësisë duke u hedhur mbi komerdaren e turbofolkut pseudonacionalist për të fajësuar opozitën si shërbëtore të Serbisë(!).
Re.Pu.
Comments
Sygjeroj qe SAli Berisha te

Sygjeroj qe SAli Berisha te behet doktori personal i Edi Rames dhe Edi Rama piktori personal i Sali Berishes. Keshtu mund t'i vazhdojne denoncimet e tipit "Kush je ti!" e "Kush jam une!" ne privat, duke na lene ne, popullit, te qete te merremi me hallet tona e me zgjidhjen e tyre.

Te drejte ke me shoku, te

Te drejte ke me shoku, te lodhi politika, ger ver tere diten, po jane ca si shume njeres si puna jote dhe kur vjen dita, edhe pse neveriteni nga politika, diten e votimeve me vrap te bene detyren e partise dhe vrap voten Sales. edhe pastaj ankoheni, na mbyten hallet, jeta ne eshte bere sketere, dhe nuk e gjeni dot pse. ju kalon miu nen hunde dhe nuk e shifni, tall b.. Sla nga mengjesi ne darke me popullin, edhe juve aha, sjua ndjen. a thua jetoni ne Kine. Zgjohu shoku zgjohu, po flitet per ne, per ty per mua, per Shqiperine, per femijet tend, te mite. don te riten si njeres apo si kafshe pylli, si ne te dy. Mos thuaj na merziten, po bej zgjedhjet e tua, kerko pergegjesi dhe ZGJOHU

Stil i njohur i komentuesit

Stil i njohur i komentuesit anonim: perxiej se bashku ate qe ka sjelle probleme me ate qe ofron zgjidhjen e problemeve. zinxhiri shkak pasoje kthehet keshtu ne pasoje-shkak nga miope te tipit "anonim"

Rama ka hyre krejtesisht ne

Rama ka hyre krejtesisht ne tema te cilat ose i njeh shume perciptas ose nuk i njeh fare.

Pyet Doklen, Ruçin se te tregojne se çfare ka ndodhur ne ato vite ose Sterkajn qe luan rolin e Arkanit sa here qe i kerkohet majtas apo djathtas.

Add new comment