Nuk gjenden gjurmë të nderimit e përkujtimit për etërit themelues

Gazetarët e Top-channel-it janë dalluar këtë herë për një kureshtje interesante. Me listën e atyre që kanë marrë pjesë në aktin e shpalljes së pavarësisë e të themelimit të shtetit shqiptar, ata janë vënë në kërkim të gjesteve që pasardhësit kanë bërë në nderim të tyre. Shumica rezultojnë të harruar. Nga Vlora njihet Ismail Qemali, por shumë më pak, ose aspak, Qazim Kokoshi, Jani Minga, Aristidh Ruci, dhe Zini Abaz Kanina, që ishin me të më 12 nëntor 1912. Në Vlorë nuk ka qoftë dhe një pllakë përkujtimore për ta.
Sarajet e Iljaz Vrionit janë shndërruar në hotel privat, ose janë braktisur. Nga Bab Dud Karbunara s’ka mbetur asgjë, përveç një palo busti, që më mirë t’mos ishte se sa është. Nga Dhimitër Tutulani, gjyshi i Kristaqit dhe i Margaritës, gjithashtu. Në Skrapar mund të gjesh plot pllaka përkujtimore për ngjarje pa pikë rëndësie, por nuk gjen asgjë që të përkujtojë Xhelal Koprënckën. E njëjta gjë mund të thuhet për fierakun Hajredin Cakrani, për elbasanllinjtë Shefqet Daiu e Qemal Karaosmani, për korçarët Dhimitër Berati, Spiridon Ilo, Dhimitër Emanuel Mborja, Pandeli Cala, Dhimitër Zografi e Thanas Floqi, për tiranasin Abdi Toptani, për delegatin durrsak Dom Nikollë Kaçorri, apo për shkodranin Luigj Gurakuqi. Këta dy të fundit janë, të paktën, në librat e historisë.
Re.Pu.
Comments
Ata qe jetojne ne Tirane
<p>Ata qe jetojne ne Tirane duhet ta dine se rruga midis Teatrit Kombetar dhe Kinema Millenium mban emrin e patriotit Abdi Toptani. Rruga pingul me te (perballe parlamentit) mbante emrin e bukur "Punetoret e Rilindjes", deri sa erdhi per vizite nje kerric gomari nga Amerika dhe i vune emrin e tij.</p>
Add new comment