Mourinho-s i komplikohen gjërat: bën sherr me Casillas-in e me Ramos-in

Postuar në 22 Janar, 2012 10:33

Sot, titulli kryesor i gazetës sportive Marca, që në perceptimin popullor njihet si gazeta e Realit të Madridit, linte të kuptohej se diçka nuk shkon mes trainerit e disa senatorëve të skuadrës. “Gjërat thuhen sy më sy’, ish titulli. Fillimisht dolën zëra, që thoshin se dikush kish thënë për Mourinho-n: “Duket se po shkojmë drejt theqafjes. Mourinho nuk di të stërvisë skuadra me lojtarë të mëdhej. Ai ka qejf lojtarët që derdhin djersë, e jo ata teknikë. Po të stërviste Valencia-n, mund të fitonte tituj më shumë”.

Por sot në të përditshmen Marca jepej një dialog i athët midis trainerit portugez e Casillas-it e Ramos-it, që kish rrjedhur kështu:

“Mou: Ju jeni kampionë të botës me kombëtaren, e prandaj shtypi më sulmon mua e ju mbron juve; si p.sh portierin”. Casillas (me zë të lartë nga një farë distance): Hej Mister, këtu thuhen gjërat hapur e sy më sy, ok? Mou Ramos-it: Ku ishe ti Ramos kur ata bënë golin e parë? Ramos: Po markoja Pique-në. Mou: Po do duhej të markoje Puyol-in, veç. Ramos: Ata po bënin lëvizje në zonë, dhe ne vendosëm të markonim kundërshtarin që kishim pranë. Mou: Ou? Ke zënë të bësh dhe trainerin tani? Ramos: Jo, nuk e bëj trainerin; por në varësi të situatave, ne mund të mbulojmë lojtarë të ndryshëm; puna është se ti nuk ke luajtur futboll, e nuk e ke idenë e këtyre situatave konkrete në lojë”.

Duket se në shtëpinë e Realit gjërat nuk po shkojnë mirë.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.