Messi mposhtet! Është Rexhep Tahip Erdogan njeriu i vitit i revistës TIME!

Revista Time, e përjavëshmja më e famshme në botë me një audiencë prej 25 milionë lexuesish, ka zgjedhur Kryeministrin turk Rexhep Tahip Erdogan si njeriun e vitit 2011. Erdogan është njeriu që po forcon pozitat e një demokracie islame dhe që e ka ngritur Turqinë si ekonomia e dytë me rritjen më të shpejtë në botë. Ai nuk është arab vetë, por vlerësohet shumë mes botës arabe, sipas një sondazhi të universitetit të Merilendit. Vizitat e tij diplomatike në botë mbledhin turma fansash që do të bënin xheloz edhe një rokstar.
Në votimet online Erdogan mposhti edhe futbollistin e Barcelonës, Lionel Messi, i cili nuk mori as 60% të votave që mori Kryeministri Turk.
Nga ana tjetër, Erdogan fitoi edhe garën se “kush NUK duhet të jetë njeriu i vitit”, po nga e njëjta revistë me një sasi votash kundër që e kaloi edhe atë të votave pro. Kjo mendohet se ka ardhur nga një aktivizim i madh i votuesve turq. Shumë kritikë turq mendojnë se Erdogan gradualisht po shkon (siç e ëndërron) drejt statusit të të qenit një sulltan në Turqi, çka nuk është gjë e mirë për demokracinë. Kjo ka bërë që ai të fitojë njëkohësisht dy titujt, të njeriut më të votuar dhe atij më pak të votuar nga lexuesit e revistës Time.
N.S.
Add new comment