Lumenjtë vijojnë të jenë nën mëshirën e eskavatorëve e rruspave

Postuar në 16 Nëntor, 2011 09:36

Ndjekësit e vëmendshëm të aktivitetit politik, shtetëror e qeveritar duhet ta mbajnë mend, që ca javë më parë, Ministria e Mjedisit ndaloi me urdhër shfrytëzimin e shtratit të lumenjve prej dates 1 nëntor deri në muajin prill. Ata e bënë këtë të trysur nga media, e cila kish kohë që fliste me tone dramatike për gërryerjen që po i bëhej lumit Erzen. Mirëpo ky urdhër po injorohet në mënyrën më prepotente, ditën me diell. Eskavatorët vijojnë të gërryejnë, pasi – ky është justifikimi banditesk – duhet mbushur segmenti i Unazës së Madhe. Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta ndaluar masakrën, që këtë herë na u përligjka me kinse të mirën publike, dmth me Unazën e Madhe.

Por problemi s’është vetëm me lumin Erzen. Ç’është më e bukura, urdhëri i dalë nga Ministria e Mjedisit po injorohet edhe në zona ku përmbytja është shdnërruar në një ngjarje routine edhe për shkaqe “objektive”. Është fjala për Shkodrën, ku rruspat – sipas Top-channel-it – po punojnë pa u penguar nga askush në lumin Drin, duke e bërë kështu më të kollajtë përmbytjen e zonave të banuara. Aty nuk ka ndonjë Unazë të Madhe për t’u ndërtuar. Është thjesht babëzia e kompanive lokale të ndërtimit, të cilat inkurajohen e mbështeten nga autoritetet e qeverisjes qendrore e ndihmohen nga indiferenca e autoriteteve lokale.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.