Lufta për Hekurin

Lufta për ekzistencë e ka kthyer ekonominë në një xhungël ku nuk kursehen as të vdekurit. Në qytetin e Fierit mbledhësit e hekurit për skrap kanë thyer varrezat e qytetit për të grabitur çdo gjë metalike, që nga kangjellat rrethuese e deri tek vazot e bronxit.
Deri më tani janë të paktën 100 varre të dhunuar, ndërsa rojet e varrezave janë shprehur se nuk kanë mundësi të ruajnë krejt varrezën, sepse ajo është e shtrirë në një sipërfaqe të madhe, të pamanaxhueshme. Këtu lind pyetja, pse quhen 'roje varrezash' dhe pse nuk krijohet një zonë “Blloku” e manaxhueshme prej tyre, dhe të jetë e qartë se cila zonë është jashtë Bllokut që qytetarët të marrin masa për vetëmbrojtje.
Qytetarët, janë ankuar dhe në Policinë e Fierit, pa pasur shumë shpresë se dhunuesit do të kapen. Epidemia e skrapit, si një nga alternativat e pakta të mbetura për të bërë 'biznes' me fitim të shpejtë e pa prodhuar, ka kohë që denoncohet se po zhvesh Shqipërinë nga çdo lloj metali, dhe se po çon për skrap fabrikat e uzina të tëra 'të vdekura'. Dhe pas tyre, 'reja e karkalecave' u është sulur varrezave të njerëzve.
K.C.
Comments
Pas varrezave, ku do te
<p> Pas varrezave, ku do te nderkryen "karkalecat'' ?</p>
haha,nuk i mjaftoi Azotiku
<p>haha,nuk i mjaftoi Azotiku Ilir Metes?</p>
Add new comment