Luca Cordero di Montezemolo lë Ferrarin e i futet politikës

Postuar në 21 Dhjetor, 2011 10:42

‘Italia Futura” është një shoqatë e krijuar nga Luca Cordero di Montezemolo, presidenti i Ferrari-t, fytyrën e të cilit njerëzit e kanë parë më së shumti në garat me automobila ‘Formula One’. Por ky italian me origjinë aristokratike ka pasion dhe politikën; fondacioni në fjalë, dmth Italia Futura, ka në fakt një motivacion politik, gjë që duket dhe tek partitë që ai mbështet dhe tek personazhet politikë, me të cilët Montezemolo mban kontakte të vazhdueshme, dhe u bën endorsement nga jashtë.

Është folur gjatë gjithë këtyre kohëve se Montezemolo do të vihet në krye të një lëvizjeje të qendrës, në të cilën do të bëjnë pjesë dhe disa “ujqër” të vjetër të politikës italiane, si Fini, Casini, Rutelli, etj. Por është mohuar në të gjitha rastet nga “të interesuarit”. Me sa duket, mohimi ka qenë strategjik. Luca Cordero di Montezemolo ka nxjerrë sot një njoftim në site-in e shoqatës së vet, me anë të të cilit bën me dije se “në vitin që vjen do duhet të përurohet një stinë e re politike, në mënyrë që në zgjedhjet e 2013-s të futemi të përgatitur”. Shënimin e shkurtër e mbyll me fjalët: “Zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë një ngjarje routine; përkundrazi, do të jenë një ngjarje historike”.

Kjo lëvizje pritet, ndoshta dhe synon, të gërryejë elektoratin e partisë së Berlusconi-t.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.