Lëvizja “Occupy Wall Street” trazon New York-un

Postuar në 02 Tetor, 2011 09:48

“Occupy Wall Street” është emri i protestës që ka nisur në New York nja dy javë më parë, bash në momentin që një revistë, AdBuster, lëshoi apelin në twitter për të dalë e për të ngritur zërin kundër pasojave të krizës. Në atë moment u shënua starti i një lëvizjeje, që në të vërtetë nuk ka të bëjë më me çështje të veçanta, por ka marrën formën e një proteste dhe opozite kundër një padrejtësie e pabarazie që përfaqësohet nga Wall Street-i dhe nga aleatët e tij në Washington. “Kjo është protesta e atyre që përbëjnë 99% të njerëzve kundër pjesës 1% që ka në zotërim 50% të pasurisë nacionale”, shprehet njëri prej protestuesve.

Policia e New York-ut ka bërë me sjelljen e saj që kjo ngjarje të marrë përmasa ndërkombëtare e të mobilizojë të tjerë njerëz në SHBA, të cilët ndjejnë se kjo lëvizje është dhe e tyre. Shtatëqind vetë u arrestuan. Motivi? “Janë dhunuar rregullat e trafikut dhe është cënuar rëndë rendi publik”, thonë burime të policisë, por arrestimi i qindra vetëve, përdorimi i shpërpjestimuar i prangave, dhe mbajtja në arrest për ditë të tëra e shumë njerëzve që nuk kanë demonstruar dhunë (sipas dëshmive që vinë nga protestuesit) vënë në dyshim profesionalizmin e policisë.

Situata nuk është e qetë. Protestuesit, të cilët kanë zënë ta quajnë lëvizjen e tyre me termin pretencioz Revolucioni Amerikan, kanë kërcënuar se nuk kanë për ta braktisur parkun e protestës.

E.G.

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Kudo ne bote po trazohen &quot;corbat&quot; social-ekonomike,ndersa tek ne &quot;mocali&#39;&#39; perkedhelet nga nje puhize e lehte vetkenaqesie e mendjemadhesie pergjumese duke na lene &quot;ne gjumin e endrave&#39;&#39;...Ju lutem,mos kelthisni forte e na zgjoni,se me pas e pesojme si somnabulet...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.