Kuvendi, 7 milionë lekë në muaj karburant, ose “Quo vadis Jozefinë?”

85.6 milionë lekë ka shpenzuar Kuvendi në 2011 për të blerë karburant për makinën e kryetares dhe tre nënkryetarëve. Një pjesë e tij është përdorur edhe për gjeneratorin. Përpjekja e qeverisë për të kufizuar shpenzimet operative të administratës nëpërmjet heqjes së makinave të zyrtarëve të lartë, duket se nuk ka qenë shumë efektive në rastin e Kuvendit të Shqipërisë. Ndërsa ka shpëtuar nga tollonat e benzinës dhe naftës të deputetëve, Kuvendi vijon të mbetet një nga institucionet që shpenzon miliona lekë në muaj për karburantin e makinës së kryetares dhe disa makinave të tjera të shërbimit në varësi të këtij institucioni. Në total, për vitin që lamë pas ky institucion ka shpenzuar plot 85.6 milionë lekë të vjetra për të blerë karburant për automjete dhe ngrohje.
Shuma prej 85.6 milionë lekësh e përdorur nga Kuvendi për blerje karburanti është shpenzuar nëpërmjet dy procedurave të prokurimit, apo thënë më saktë nëpërmjet dy kontratave të ndryshme. Fillimisht ky institucion ka zhvilluar një procedurë prokurimi të drejtpërdrejtë, pa tender, për të blerë një sasi prej 6.3 milion lekë karburant vetëm për nevojat e fillim-vitit, derisa të kryhej tenderi i përgjithshëm për gjithë vitin. Këtë kontratë parlamenti e lidhte në 21 janar të 2011, ndërkohë që para kryeministrisë vriteshin 4 protestues, për shkak të videos Meta-Prifti. Kontrata e dytë kap vlerën e 85.6 milionë lekë të vjetra karburant.
Po të marrësh në konsideratë që Krye-parlamentarja për të mbërritur në shtëpinë e saj ecën në drejtim të kundërt me atë që lejohet nga tabelat e qarkullimit (i bie shkurt), nuk kuptohet mirë se ku shpenzohet gjithë ky karburant.
A. Kananaj
Comments
Besoj se znj Topalli ka
<p>Besoj se znj Topalli ka shkuar perdite me helikopter ne pune. Qe gjithesesi perseri le dyshime se ka abuzuar pak me karburanitin e helikopterit. Ose do kete paguar karburantin e avionit kur ka shuar jashte. Me siguri do jete kjo e dyta.</p>
Add new comment