Kush është Simone Farina? Çfarë mendojmë në të vërtetë për të?

Postuar në 09 Janar, 2012 13:12

Ka kohë që në Itali, por edhe në gjithë botën e futbollit, flitet për një futbollist italian 29 vjeçar. Deri para ca javësh nuk e njihte askush. Luante, dhe luan akoma, me Gubbio-n, një skuadër e serisë B në kompeticionet italiane të futbollit. Quhet Simone Farina.

Çfarë ka ndodhur? Simone Farina i ka thënë ‘jo’ një tentative të të tjerëve për ta korruptuar e për ta tërhequr në një lodër të pistë të ndryshimit të rezultatit të ndeshjes. Refuzoi 200 mijë euro. Jo vetëm kaq. Ky futbollist ka bërë denoncimin e shokëve pas ndeshjes, e si rezultat i hetimeve të mëtejshme, është zbuluar një rrjet i tërë kriminal që bënte trukimin e ndeshjeve me synim përfitimet e shumave të mëdha. Prandelli, trainer i kombëtares, e thirri në grumbullimin e kombëtares për ca ditë, dhe ky ishte një gjest simbolik mirënjohjeje e vlerësimi për të. Ndërsa sot, në  galànë e Topit të Artë, ishte  Joseph Blatter, që hapi ceremoninë duke e ftuar në skenë italianin e famshëm për një veprim jo të zakontë në botën e sportit, ku ata që refuzojnë ofertat korruptive janë të shumtë, por ata që denoncojnë shokët e korruptuar janë të rrallë. Simone Farina u shpall ambasadori i FIFA-s për ‘fair play’-in.

Është disi e pakuptueshnme pse kjo ngjarje nuk ka gjetur jehonën e duhur në shtypin shqiptar. A mos vallë për shkak të standardeve tona morale, të cilat na bëjnë që njerëz të tillë t’i quajmë spiunë e hafije?

M.N.

Comments

Submitted by a.g. (not verified) on

<p>&quot;Refuzoi 200 mije euro&quot;. Ketu eshte &#39;sekreti&#39; i heshtjes tek ne. &#39;Budallai&#39; qe nuk i pranoi (!). Pastaj denoncimi tek&nbsp; &#39;drejtesia&#39;&nbsp; jone&nbsp; perfundon si &#39;Meta-Prifti&#39; qe jane dhe me imunitet, pale te jesh dhe pa gje, iken per lesh tak-fak. Aferat, denoncimet dhe heshtjet ndodhin ne ato nivele te pushtetit ku tashme jane bere &#39;vllam&#39; midis tyre, ndaj dhe hallkat jane shume te vogla dhe te forta. Edhe deshmitaret, edhe ekspertet tek ne nuk deklarojne te verteten dhe per rrjedhim ndodh &#39;bumerangu; nga akuzues katandisesh i akuzuar nje dite. Vaj medet, se korrupsioni arrin te vret. Sinjalet e mira, shtysa per ndergjegjesimin e kujtdo vjen nga siper, jo nga zoti, nga pushtetet, te katerta me rradhe.</p>

Submitted by Eno (not verified) on

<p>Shtypi shqiptar nuk merret me te tilla dukuri qe per te dhe shqiptaret ne pergjithesi konsiderohen anormale, te padegjuara, dhe te cmendura.</p><p>Njeriu ka nje cipe, ka nje nder, ndaj ben veprime te tilla per tu pergezuar. Nderkohe ne Shqiperi qe prej 1992 ka zene fort rrenje ideologjia e te berit leke qyl, pa punuar, duke shfrytezuar te tjeret, me korrupsion, genjshtra, e matrapazlleqe te turpeshme.</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.