Kur përfundoi Lufta II Botërore në Shqipëri? Fischer thotë: As më 28 e as më 29 nëntor

Më 28 nëntor kanë ikur gjermanët nga Shqipëria gjatë luftës së dytë botërore? Apo më 29? Ne kemi ngecur prej 20 vjetësh në llucën e këtyre datave, ndërkohë që historiani Bernd Fischer e nxjerr këtë debat të natyrës historike edhe të tepërt, edhe të kotë. Për dy arsye, sipas tij.
Së pari, dokumentat gjermane thonë se gjermanët e fundit kanë ikur më datë 4 dhjetor. Ai thotë se kjo nuk mund të vërtetohet në mënyrë definitive, por “në dokumentet gjermane që kam parë ata janë larguar në datën 4 dhjetor”. E së dyti, thotë ai me plot të drejtë (është thënë dhe nga zëra lokalë kjo gjë), “nuk mendoj se datat kanë shumë rëndësi. Në Shtetet e Bashkuara edhe pse kemi përplasje historike për datën e Deklaratës së Pavarësisë e festojmë atë në 4 korrik, por mendoj se ajo merr thjesht një natyrë simboli”.
Lidhur me natyrën civile të Luftës Nacional-çlirimtare, ai është i sigurtë. “Po, ka pasur luftë civile”, thotë Bernd Fischer, njohës i mirë e historisë së Ballkanit e të Shqipërisë.
Re.Pu.
Add new comment