KESH siguron fondet për energjinë, por kjo zgjidh gjysmën e problemit

Postuar në 15 Shkurt, 2012 06:18

Pas vendimit për t’i akorduar 2 miliardë lekë KESH-in si edhe shlyerjes së borxhit prej 4 miliardë lekë që CEZ Shpërndarja i ka korporatës, problemi me furnizimin me energji elektrike mund të konsiderohet gjysmë i zgjidhur.

Tashmë KESH ka para, por në treg mungon energjia. Ashtu siç kemi publikuar edhe më parë në “Respublica” (http://respublica.al/artikuj/2012/2/12/energjia-rrezikojme-te-mbetemi-ne-terr ), prej një jave, Bullgaria dhe Rumania, dy eksportuesit kryesorë të energjisë në rajon kanë ndërprerë shitjet me qëllim plotësimin e kërkesës së brendshme, e cila është rritur për shkak të temperaturave të ulta.

Serbia dhe Maqedonia kanë ndërprerë tashmë tranzitin e energjisë nga linjat e tyre të transmetimit. Një gjë e tillë e bën edhe më të vështirë për KESH-in gjetjen e energjisë. Por edhe nëse arrin t’a gjejë, ajo do të jetë me çmim tepër të kripur për vendin. Mungesa në treg ka bërë që çmimi i një megavati të arrijë deri në 100 euro, kur jo më pak se dy-tre javë më parë, vërtitej në rreth 75 euro.

 

Në kushtet e një çmimi të rritur, fondet e akorduara ndaj KESH pritet të shterrojnë shpejtë, por deri atëherë qeveria shpreson të ketë kaluar edhe ky i ftohtë i madh, por edhe të rritjen e prurjeve në HEC-e.

S.E.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.