Igli Totozani një produkt i mirë? S’e dimë. Por gara ishte një risi e mirë.

Gara publike e organizuar nga Partia Socialiste me synimin për të identifikuar një kandidat të përshtatshëm për postin e Avokatit të Popullit u finalizua dy orë më parë. Kandidati është Igli Totozani, avokat, i njohur edhe si opinionist. Dhe me këtë u finalizua një praktikë, që ish pa precedent e që vetë tani e tutje do të përbëjë një precedent. Është një praktikë e përqeshur, e rrethuar me dyshim, e kontestuar, e konsideruar si e pilotuar, por të gjitha këto janë të natyrshme përballë një risie.
Ç’do gjë ishte ok? Nuk dimë se ç’mendojnë ata që kanë marrë pjesë në garë dhe kanë humbur, por duket se risia ka funksionuar. Jo aq për emrin që u zgjodh si kandidat që do t’i paraqitet Parlamentit, për të cilin publiku praktikisht nuk di ndonjë gjë të madhe, por për procedurën. Është kjo e fundit që ka vlerë. Nëse nuk ka, apo nuk do të ketë të dhëna e fakte, që e komprometojnë procedurën, kjo do duhej të quhej arritje, pavarësisht nga konsideratat që kemi për Igli Totozanin sot apo për punën e tij nesër.
Re.Pu.
Comments
Meqene se se njihni Iglin

Meqene se se njihni Iglin mund t'ju them se eshte nje jurist brilant i arsimuar ne Gjenever te Zvicres. Ka punuar ne organizata te ndryshme europiane dhe eshte petagog tek universiteti katolik. Eshte njeri i shkelqyer. Korrekt dhe me nje vizion teresisht europian. Sigurisht qe askush nuk ka nga ta di se cila do te jete performanca e tij si Avo. i Popullit, por nder ata kandidatet qe ishin aty... Igli ishte me i miri dhe me i "pasterti"!

Komplimente per ato qe e

Komplimente per ato qe e perzgjodhen e Urime per nje pune te mbare IGLI TOTOZANIT ne avokatine e halleve te popullit.........

Krejt ndryshe zgjidhet Kryetari KLSH nje politikan karrieres,injorant,bandit,kontrabandist i njohur ne kohen kur ka qene shef i Doganes Vlore thjesht se ishte mbeshtetes i linjes se Bamir Topit dhe lobist ne zgjedhjen e tij si President dekretohet prej ketij te fundit per ti lare borxhin.....TURP per Presidentin TOPI...i uli vlerat e kreditet vehtes dhe REPUBLIKES qe eshte e JONA jo e Atij porAy na perfaqeson.

Injorant Bujar Leskaj? Te

Injorant Bujar Leskaj? Te paca mendjen, ka tre fakultete te mara ne dy vjet i biri botes. Eshte ene kritik letrar po deshe. Doktor i shkencave "merre me leng se mishi u mbarue".

Kurse Totozanit i urojme suksese ne detyren e Avokatit te Popullit. Zgjedhje e mire mes te mireve. Po a do te kete kellqe ta nxjerre kete institucion nga apatia e nje ojq-je te rendomte ku ka ka rene? Te shikojme.Spea ultima dea.

PS premioi shoqerine civile.

PS premioi shoqerine civile. Iglin e kemi pare shpesh ne TV duke bere opozitarin pavaresisht se nuk ishte "brenda oborrit roze" sic do shprehej ndonje analist. Politikisht PS beri nje levizje taktike te zgjuar. i dha nje mesazh shoqerise civile "jashte oborrit roze" qe te behet me e guximshme sepse dikush ne PS shikon, vlereson dhe ne fund premion

Shoku Igli ka qene dhe

Shoku Igli ka qene dhe vazhdon te jete nje Gramoz Ruc i shoqerise"civle".

Urime PS-se. E tregoi veten

Urime PS-se. E tregoi veten qe eshte nje parti evropiane. Zotit Totozani i urojme suksese dhe vleresimet do ti japim kur ti shikojme punen. Nga lista qe u prezantua ne publik, duket nje zgjedhje e mire. Qejfmbetje do kete plot si ne cdo perzgjedhje, por ama publikut shqiptar i dhane nje avokat qe prej tani eshte ne qender te vemendjes. Ky shtim i vemendjes eshte merite e procesit

Une me shume se per cilesite

Une me shume se per cilesite e permendura me siperper Shokun Igli, e njoh si nje militant fanatik te PS-se gje per te cilen edhe u zgjodh nga PS-ja.Ato pallavrat se nuk ka tesere Partie,te thuhen tjeter kund.Shoku Igli ne militantizmin e tij,la prapa edhe shoku Lorenc Vangjeli,qe u mjftua me keshilltar bashkiak ne Tirane.E prape del neper mejhane e deklarohet si intelektual,si i pavarur, si i pergjegjeshem,si.....si......si ..... e kushe e di se sa "SI...."

Add new comment