Hyjnë në ujë festimet për 100 vjetorin e Pavarësisë

Në intervistën për emisionin ‘Opinion’, nuk mund të shmangej qëndrimi i ri dhe i ndryshuar i kryeministrit Berisha për festimet me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së vendit. I pyetur disa herë nga moderatori i emisionit, shefi i qeverisë nuk ka përmendur për asnjë çast premtimet e mëdha të bëra me zhurmë kohë më parë, si për shembull ndërtimin e stadiumit të ri që do të zëvendësojë ‘Qemal Stafën’ jashtë standardeve, apo ndërtimin e Parlamentit të ri mbi gërmadhat e Piramidës. Kryeministri e ka zhvendosur festën e 100 vjetorit të Pavarësisë në një rrafsh teoriko-historiografik duke përsëritur nevojën për ndreqje të historisë, për rishikim të saj dhe kjo sipas tij do të ishte mënyra më e mirë për të festuar dhe dhurata më e mirë për jubileun e mëvetësimit të Shqipërisë.
H.B.
Add new comment