Gati 40% e europianëve kanë çrregullime mendore

Postuar në 07 Shtator, 2011 18:08

Në foton që shoqëron këtë shkrim (siç është bërë zakon me të gjitha lajmet e shkrimet në respublica.al) jepet paraqitja grafike e të dhënave të një studimi të kryer prej një grupi autorësh, të drejtuar nga profesori i Universitetit Teknik të Drezdenit, Hans-Ullrich Wittchen. Studimi është publikuar në periodikun shkencor European Neuropsychopharmacology. Ky studim, siç mund të kuptohet nga diagrama, ka synuar të japë një pasqyrë të plotë e të detajuar të shëndetit mendor të europianëve për vitin 2010 (janë marrë në shqyrtim 27 vendet e BE-së, përfshirë Islandën, Zvicrën dhe Norvegjinë, të cilat nuk janë ende anëtare të klubit europian). Dhe rezultatet janë befasuese, sidomos për ne që kemi një optikë të padokumentuar e aspak profesionale mbi këtë argument. 38% e të gjithë europianëve, ose 165 milionë vetë, vuajnë prej çrregullimesh mendore. Termi ngjan të jetë i rëndë, por nuk është dhe aq, sidoqë është i saktë, dmth bëhet fjalë për çrregullime të njimendta mendore. Patologjia më e përhapur është depresioni, që ka kapur 6,9% të popullsisë. Diagnoza e dytë më e shpeshtë lidhet me një fobi specifike, fjala vjen – sa për ta ilustruar – me fobinë prej merimangave. Rreth 15 milionë vetë kanë një raport varësie me alkoolin, ndërsa 2.5 milionë të tjerë kanë probleme me drogën. Patologjitë e tjera të përhapura do t’i shihni në gjuhën angleze në grafik, dhe nuk duket se ka nevojë të shkurajoheni (nëse nuk dini anglisht). Emërtimet e termat janë lehtësisht të kuptueshëm, pasi rëndom kanë një përdorim ndërkombëtar.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.