Elbasani, plot me ‘fëmijë’ që lindin fëmijë!

Sipas spitalit obstetrik – gjinekologjik të Elbasanit mësohet se vetëm gjatë vitit 2011 janë 43 “fëmijë” që janë bërë nëna.
“Numri i rasteve është mjaft i lartë krahasuar me një vit më parë, ku lindjet në moshë të vogël ka qenë 25″, thotë për ATSH-nw mjeku gjinekolog, Arben Parralloi. Sipas tij, minorenet, pjesa më e madhe e komunitetit rom, por edhe shumë të tilla nga zonat rurale, kryejnë lindje para kohe, duke dëmtuar kështu organizmin, por edhe janë të paafta për t’u bërë nëna. Nga këto 21 nëna i përkasin zonave urbane (kryesisht rome) dhe 22 zonave rurale.
Dramës i shtohet edhe fakti që grate rome lindin në shtëpi, me asistencën e grave të tjera rome. Ka dhe raste që, deri sa nënat e tyre të mbushin 18 vjeç, fëmijët nuk regjistrohen në Gjëndjet Civile, sikur shteti të mos ekzistonte.
n.s.
Add new comment