Dhe Newt Gingrich mund të qajë

Ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Newt Gingrich, është një kandidatët republikanë për postin e Presidentit të SHBA-ve. Ai është një politikan me përvojë, dhe – siç thuhet këtej nga anët tona – burrë zamani, nga ata burra që askush s’do mund t’i përfytyronte, fjala vjen, duke qarë. Mirëpo çdo njeri e ka një ditë për çdo gjë. Dhe kështu, dita kur Newt Gingrich qau ishte dje. Ndodhej në Iowa, në një takim elektoral me gratë; më saktë, me nënat. Dhe aty iu bë një pyetje lidhur me nënën e tij, e cila ka vite që ka vdekur (2003), pasi shqetësimesh fizike e mendore në një qendër shëndetësore të specializuar për kura afat-gjata. Gingrich nisi të thosh se vuajtjet e nënës së vet e kishin ballafaquar për herë të parë me problemin e sëmundjeve mentale. “Ju e keni vënë re që unë i vë një theks të veçantë gjatë kësaj fushate kërkimit në fushën e shkencave që kanë të bëjnë me trurin e njeriut, dhe është nëna ime, vuajtjet e saj, që më kanë dhënë ndjeshmërinë ….”
Ky ishte momenti kur ai s’e mbajti veten. Dhe zuri të qante. E humbi fare, derisa u ftillua sërish dhe iu drejtua me ngrohtësi nënave të prekura nga kjo situatë: “Ja çfarë më bëtë; më bëtë të mbushem me emocione të tilla”.
Dhe Newt Gingrich mund të qajë.
Re.Pu.
Comments
Prite tani kur te filloj te
<p>Prite tani kur te filloj te tallet David Letterman tek Late night show,se ai i ka shume qejf keto gjera</p>
Add new comment