Debati për projekt-buxhetin u banalizua veç në parlament

Ka pasur shumë njerëz të apasionuar këto ditë pas debatit mbi buxhetin. Kjo gjë është vënë re para se ky debat të zhvendosej në parlament (kanë qenë të shumtë zërat, që e kanë thënë të tyren lidhur me projekt-buxhetin në përgjithësi, por edhe me argumenta të veçantë), u vu re në parlament, por u vu re edhe më pas. Pjesa më e shëmtuar e këtij debati ish show i rrëmujshëm parlamentar.
Nuk është hera e parë që ndodh kështu. Si dilet nga kjo situatë, ku folën plot 75 veta e ku ai, “KRYE-ja, domethënë, KRYEministri, KRYEdemokrati, KRYEspecialisti, KRYEdijeshumi, e mori fjalën për të diskutuar plot 75 herë”? Fraza në thonjëza është e Andis Harasanit, i cili jepte një ide racionale në një shkrim të vetin të publikuar në numrin e sotëm të Shqipit: “[në këto rrethana] do të ishte serioze të flisnin katër vetë nga të dy palët, PS e PD, të thoshin atë që duhej dhe kështu shpëtonte shumëkush.” Nuk duket se e ka keq.
Re.Pu.
Comments
Jo ore, po Erion Bracet e Edi
<p>Jo ore, po Erion Bracet e Edi Palokat me ca do merret pastaj, si do e tregojne ata qe pervec se te sharit te kundershtarit nuk kane asnje vlere tjeter per te qene aty. </p>
Add new comment