Berisha Ramës: Je shkrimtar i dështuar; Rama Berishës: Sojsëzi s’bëhet dot sojli

Postuar në 11 Nëntor, 2011 08:57

Berisha ka bërë një vizitë në panairin e librit, dhe siç e ka zakon (i bën mirë për shëndetin, me sa duket), iu turr kundërshtarit, që këtë herë ka bërë një libër. “Zoti i mbrojtë letrat tona nga politikanët e dështuar, por Zoti po e mbron politikën tonë edhe nga shkrimtarët e dështuar. Letrat nuk janë për strehën e dështakëve. Ndaj dhe unë u mora me shkrimtarët e vërtetë dhe lashë mënjanë dështakët e politikës, që duan të kthehen në shkrimtarë.”

Ka ca kohë që Rama s’po i bën më bisht Berishës edhe në këtë “hidh e prit” pa asnjë përmbajtje. Po i përgjigjet gati çdo herë, por pa u dukur. E ndihmon twitter-i që edhe të jetë i pranishëm, edhe të mos duket. Berisha është krruajtur rëndom e në mënyrë brutale me familjen e Ramës, e ky i fundit këtë herë shkon përtej limiteve të stilit politically correct, e i flet për pamundësira “eugjenike”: “Sali, fisnikëria s’është si plehrat që i shumon apo si votat që i vjedh! O e ke o s’e ke. As Zoti s’të ndihmon dot në këtë pikë. E meqë ra fjala, na thuaj çfarë lexonte gjyshi yt Sali, po bibliotekën të madhe e kishte?”

Re.Pu.

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

<p>Po grinden qeroset per nje kreher...Kush e kishte me te madh ?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.