Apple: Ndahet nga jeta Steve Jobs

Postuar në 06 Tetor, 2011 02:36

Sipas një njoftimi të Apple-it, ka vdekur Steve Jobs, 56 vjeçari me mendje brilante që qëndronte prapa shpikjeve me emrat që tanimë i njohim: iPhone, iPad, iPod, iMac and iTunes.

Të gjitha agjencitë e lajmeve online apo off-line njoftuan shpejt e shpejt mbi vdekjen e Jobs-it, ndësa faqja e parë e website-it të Apple-it i dedikohej e gjitha kësaj ngjarjeje, e cila edhe pse ish e pritshme (Jobs ish me kancer të pankreasit prej kohësh), ish njësoj e dhimbshme. “Steve Jobs, 1955-2011”, thuhej në homepage, dhe duhej të click-oje në të që të hyje tek informacioni i mëtejshëm i thelluar mbi Jobs-in. Duhet të jetë e vërtetë për çdo njeri të kësaj bote ajo që thuhej në njoftimin e kompanisë që u drejtua prej Jobs-it, se “bota është qartësisht më e mirë falë tij”.

“Steve ish një nga shpikësit e mëdhenj amerikanë”, u shprehën menjëherë Barack e Michelle Obama. Steve Wozniak, ai që, tok me Jobs-in, themeloi kompaninë Apple Computer në vitin 1976, ishte gati pa fjalë. “Jam i shock-uar dhe i dërrmuar”, nxorri ai të vetmet fjalë që mundi të nxirrte. Rivalët e tij Bill Gates (Microsoft), Paul Allen (Microsoft) dhe Mark Zuckerberg (facebook) nuk i kursyen, gjithashtu, vlerësimet për “mikun e tyre me mendje gjeniale. “Ai ishte mentori im”, u shpreh “babai” i facebook-ut për njeriun që s’është më, e që sa kohë që ish, nuk reshti së çudituri botën me shpikjet e tij.

E.G.

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Gjynah,shume gjynah,qe transformatoret ,lehtesuesit e zbukuruesit e kesaj jete,na largohen kaq te rinj,dhe bataket e kesaj dynjaje rrojne kaq gjate.Nje padrejtesi njerezore nga i &quot;gjithpushtetshmi&#39;&#39;...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.