Vdes i riu, përplaset në rrugë nga një makinë

Postuar në 26 Nëntor, 2013 04:16

Një makinë ka përplasur për vdekje mbrëmjen e së hënës një shtetas identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Durrës ku makina ka përplasur për vdekje kalimtarin, i cili sipas burimeve të policisë ka qenë duke udhëtuar me biçikletë dhe ka qenë në kundra-vajtje.

Për shkak të dëmtimeve të rënda që ai ka marrë në trup nga goditja e automjeteve të tjera është e vështirë që të bëhet saktësimi i detajeve të tjera fizike.

Efektivët e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Dyshohet se viktima është mashkull dhe mund të jetë i moshës 25-28 vjeç. Në xhepin e tij është gjetur një kartë identiteti me emrin Gentian Vudo i datëlindjes 1.12.1981.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Durrësit, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Policinë e Shijakut, për të nisur veprimet proceduriale.

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.