Urgjenca e Tiranës, fluksi mesatar ditor 60 raste

Urgjenca e Tiranës i plotëson të gjitha kushtet në këtë stinë të nxehtë vere. Kështu është shprehur ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo gjatë një vizite në godinën e këtij shërbimi. Tavo tha se qëllimi i vizitës ishte njohja me problematikat e punës me të cilat përballet stafi.
"Infrastruktura e urgjencës së Tiranës është një infrastrukturë optimale që mund të përballojë të gjithë fluksin që paraqitet dhe ekzistojnë të gjitha mundësitë edhe për sa i përket pjesës mjekësore për ti trajtuar të gjitha këto raste", u shpreh Tavo. Fluksi mesatar ditor gjatë periudhës së nxehtë në urgjencën e Tiranës shkon deri në 60 raste në ditë.
Albanian Screen
Add new comment