Unioni i Fermave në Fier, nisma për të mbijetuar në treg

Organizimi i përbashkët i fermerëve të Qarkut të Fierit shihet si e vetmja zgjidhje për daljen e prodhimit në treg në kohë dhe me cilësi. Përballë një prodhimi të madh të kulturave bujqësore fermerët janë gjithnjë e më shumë mbështetës të idesë të bashkimit të tyre për të garantuar tregun.
"Ne kërkojmë të ketë një farë rregulli mes kësaj pune, se ka raste që ngelet prodhimi, ka raste që e kthejmë mbrapsht", thotë një fermer.
"Garantimi i madh bëhet në magazina, të vijë këtu ta bjerë në magazinë, atëherë e ka të shitur mallin", thotë një tjetër.
"Kur ka sasi të tepërt, kur ikën dhe malli jashtë bëhet më i lehtësuar dhe tregu i brendshëm. Duhet të bashkohen, të lidhet me tregtarët të jenë të grupuar", thotë një tregtar.
Ata bujq qe kane arritur te lidhin kontrata, jo vetem qe kane dhjetefishuar prodhimin por po konkurojne me sukses tregun e eksportit.
"Është një moment shumë i përshtatshëm që fermerët tanë duhet të organizohen tashmë në kooperativa të cilat ti përgjigjen më mirë kërkesave të mëdha të tregut për eksport të perimeve. Sepse vende të tilla të mëdha, me popullsi të madhe kërkojnë dhe sasira të mëdha të perimeve nga vendi ynë", thotë Frederik Cuko.Dr, bujqësisë së qarkut.
Gjatë vitit 2011 fermerët e këtij qarku kanë eksportuar në rreth 16 vende te botes nje sasi prej me shume se 25 mije tonësh kultura bujqesore, ku peshen kryesore e zene prodhimet e zones se Divjakes dhe Lushnjes. Pritet qe viti 2012 te shoqerohet me nje rritje te eksporteve per qarkun e Fierit ne masen rreth 30 përqind me shume se nje vit pare.
Albanian Screen
Add new comment