Ulja e defiçitit, Spanja e Holanda nuk arrijnë objektivin

Kryeministri spanjoll Mariao Rajoy ka thënë se vendi i tij nuk do të arrijë uljen e parashikuar të defiçitit buxhetor, teksa liderët e BE-së firmosën traktatin e ri fiskal. Rajoy tha se defiçiti do të jetë 5.8 për qind i PBB, më i lartë se ajo që mendonte qeveria, 4.4 për qind. Në të njëjtën gjendje edhe Holanda, e cila nuk do të arrijë të ulë defiçitin nga 4.5 në 4.1 për qind.
"Unë po mbështes kursimet dhe kam për qëllim që të ul defiçitin nga 8.5 në 5.8 për qind",-tha ai. Në muajin janar, Rajoy tha se do të ulte shpenzimet me 8.9 miliardë euro, e po ashtu do të arkëtonte në buxhet 6.3 miliardë euro. Analistët thonë se të arrijnë uljen e parashikuar të defiçitit buxhetor nuk do të jetë e lehtë.
Sipas tyre, Spanja do të varet shumë nga toni ekonomik i partnerëve kryesorë të saj tregtarë në Eurozonë.
Albanian Screen
Add new comment