Topalli këshillon Metën: Duhet ta nxirrje jashtë Xhafaj, sulmoi Presidentin

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka këshilluar pasardhësin e saj se si të veprojë me rregulloren e Kuvendit duke i kërkuar që të nxirrte jashtë seancës plenare deputetin socialist Fatmir Xhafaj. Shkak u bë një deklaratë e zotit Xhafaj për korrupsionin në sistemin e drejtësisë ku ai atakoi edhe Presidentin e Republikës si kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. “Ju duhet ta nxirrnin jashtë”, i tha Metës, Topalli, pasi sipas saj “ka një nen që duhet ti ndërprisni fjalën, por sot po flasim për një çështje që ka të bëjë me një çështje të shtetit ligjor, unë ua kërkoj me shumë njerëzillëk, ne mund të mos biem dakort me nëjri tjetrin, por në parlamentin e shqiptarëve nuk mund të sulmohet Presidenti i Republikës, jo një herë, por 10 minuta rresht”. Por përgjigjia e Metës ishte se ai nuk mund të interpretonte deklaratat e deputetëve. “Deklaratat e deputetëve unë nuk i interpretoj. Aq sa e ndoqa unë z Xhafaj, se më parë ishte z. Dule, ai shprehu vlerësimin e tij për sistemin e drejtësisë. Sa i përket vlerësimit tim, unë i përshëndes të gjithë ata që kanë qenë në rolin Presidentit të Republikës”, i kthehu përgjigje Meta, Topallit.
Mapo
Add new comment