Tiranë, plagosje me thikë në Selitë policia arreston autorin e ngjarjes.

Një person ka mbetur i plagosur rëndë pas një sherri të çastit në zonën e Selitës në Kryeqytet. Ndërsa i plagosuri Arben Barbezi është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, policia ka arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje Luan Daullxhiun.
Mësohet se Barbezi, është goditur me thikë poshtë zemrës, fatmirësisht pa i prekur organin jetik, por bëhet e ditur se ai ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia ka nisur ndërkohë edhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për shkaqet që çuan në konfliktin mes dy personave.
Add new comment