TEC-i për skrap pa ankand

Termocentrali i Fierit, pronë shtetërore është vënë nën konservim në pritje të një ankandi për ta shitur cdo pjesë të tij për skrap.
Parate e fituara do te kalonin ne buxhetin e shtetit, por nuk kane qene te ketij mendimi administratoret e sapo emeruar te TEC, te cilet ose jane organizatoret e vjedhjes qe po ndodh prej disa javesh ne kete TEC, ose jane pergjegjesit se nuk kane penguar grabitjen.
Disa jave me pare, ne fundjave ne TEC nisi puna per marrjen e skrapit dhe shitjen e tij ne nje pike grumbullimi private. "Fiks Fare" zbuloi ne nje investigim disa ditor menyren se si TEC po grabitet edhe sot.
Kamerat e "Fiks Fare" zbuluan vendin ku ky mjet i rende kishte germuar per te nxjerre tubat e medhenj qe i sherbenin TEC. Puna ketu behej vetem ne fundjave dhe naten nen vezhgimin e rojeve qe paguhen per te ruajtur godinen por qe ne te vertete kane ruajtur vjedhjen. Me pas puna nisi me shkaterrimin e impianteve te ventilimit.
Diten punohej per te prere tubat, depozitat dhe per te grumbulluar skrapin. Gjate nates nje kamion i rende me targa te Elbasanit hynte ne teritorin e TEC per t'u ngarkuar me skrapin e grumbulluar. Kamionet peshohen dhe te ngarkuar rende, shoqeruar nga nje automjet i nje drejtuesi te administrates lokale nisen per ne Zharres ne nje pike te grumbullimit te inerteve. Per shkak te sasise se madhe te skrap, ditet e shtuna kur administrate eshte pushim, nga TEC del serish kamioni per te derguar skrapin serish ne te njejten pike.
E njejta afere e dyshimte u zbatua pak muaj me pare disa qindra metra larg TEC, ne ish-Azotikun e Fierit qe tani nuk egziston me. Uzina 212 doli ne ankand per t'u shitur per skrap, ankandi per shkak te ankesave u zgjat, por puna per marrjen e hekurishteve nuk pushoi asnjehere.
Nga denoncimi i Top Channel Prokuroria nisi edhe nje hetim duke marre ne shqyrtim gjithe shitjen e skrapit ne termocentralet e Maliqit, Cerrikut, Vlores, Tiranes, Kucoves. (Emisionin e "Fiks Fare" transmetuar ne Top Channel nje dite me pare, do ta gjeni pasditen e se martes ne galerine tone te videove)
top-channel.tv
Add new comment