Studime historike, rrëfimet shqiptare të kolonelit anglez

Një lloj i veçantë letërsie është botuar në gjuhën shqip nga filozofi dhe eseisti francez Alan Finkëllkro. "Një zemër inteligjente" titullohet libri i cili sjell për lexuesin shqiptar disa lexime moderne. Autori i shumë librave për letërsinë dhe dashurinë i cili mbron nocionin e modernitetit është bazuar në proza të disa shkrimtarëve të njohur si Milan Kundëra, apo Sebastian Hafner duke u përpjekur të zbërthej misteret e botës.
Më pas letërsia shqiptare është përfaqësuar me studime historike. I tillë është libri David Smajlit në titullin "Vitet shqiptare '43- '45, kujtimet dhe fotot e kolonelit anglez gjatë luftës së dytë botërore". Një përmbledhje antologjike e Agim Vincës sjell 100 poetë shqiptar në titullin "Muza e Mëmëdheut".
Një monografi mbi komandantin e trupave shqiptare në luftën e Vlorës në vitin 1920, Major Ahmet Lepenicën, ka për autor Enver Memishaj Lepenica.Poezia vjen nëpërmjet tre titujve këtë javë. Vëllimi i Demir Gjergjit "Orë akulli", "Brenga e Kohës" nga Eduart Dhimarko dhe "Porti i perëndimit" nga Aida Bode. Nga lëtërisa për fëmijë vjen autori Jeronim Stillton me tre histori të këndshme për lexuesit e vegjël.
top-channel.tv
Add new comment