Spanja, kostot e huave në nivel rekord

Kostoja e huave për Spanjën është rritur në një tjetër rekord të epokës së euros, me huadhënësit që kërkojnë një normë më të lartë interesi.
Të ardhurat nga bondet 10-vjeçare u rritën mbi 6 për qind mëngjesin e së enjtes, një nivel që shumë analistë e shohin si të paqëndrueshëm në planin afatgjatë.
Rritja erdhi pasi agjencia e kreditimit “Moody’s” shkurtoi normat e interesit për Spanjën me një shkallë mbi nivelin “junk”, në prag të një ankandi për bondet italiane.
Në fundjavë, Spanja ra dakord për marrjen e një ndihme prej 100 miliardë eurosh për bankat e saj nga vendet e tjera anëtare të eurozonës.
Pritej që ndihma të qetësonte frikën në tregjet financiare mbi gjendjen e bankave spanjolle dhe të lehtësonte kostot e huamarrjes për Madridin.
Megjithatë, “Moody’s” tha se plani i eurozonës për të ndihmuar bankat e Spanjës do të rriste barrën e borxhit për vendin iberik.
Agjencia e kreditimit shkurtoi normën e interesit të Spanjës nga A3 në BAA3 dhe deklaroi se mund ta reduktojë atë edhe më tej në tre muajt e ardhshëm.
Nëse Spanja zbret në nivelin “junk”, disa investitorë mund të detyrohen të shesin bondet e vendit, duke shtuar presionin në rritje mbi të ardhurat dhe duke sjellë ngritjen e kostove financiare të Spanjës.
top-channel.tv
Add new comment