Shtyhet në janar mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë

Është shtyrë sërish mbledhja mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Kjo mbledhje ishte parashikuar të zhvillohej ditën e nesërme në Prizren por burime nga qeveria e Kosovës, bëjnë me dije se këtë herë mbledhja është shtyrë për në muajin janar. Sipas mediave kosovare kërkesa për shtyrjen e mbledhjes është bërë nga qeveria Shqiptare për arsye që ende nuk dihen. Kjo është hera e dytë që mbledhja e përbashkët e dy qeverive shtyhet. Më herët kërkesa për tu shtyrë u bë nga qeveria e Kosovës për shkak të zgjedhjeve.
Dita
Add new comment