Shtyhet gjyqi, Gjika kërkon të gjykohet në Vlorë

Kreu i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka dalë sot para gjyqit në Vlorë për akuzën për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, por gjyqi është shtyrë për mungesë të një avokati të të padehurve. Ndërkohë Gjika ka kundërshtuar kërkesën e bërë nga gjykata e qytetit të tij për trasferim të dosjes në një qytet tjetër.
“Unë jam gati të përballem me çdo gjykatë, madje edhe në Strasburg, – ka deklaruar kreu i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. – Siç e shikoni unë jam korrekt me ligjin, kjo është seanca e dytë që paraqitem, por unë e konsideroj absurde kërkesën e prokurorëve për transferimin e dosjes. Dua të theksoj se edhe nëse transferohet dosja për mua nuk është problem, por prokuroria ka një vit që po heton për këtë çështje dhe nuk ka pasur asnjë presion”, – ka thënë Shpëtim Gjika, pas vendimit të shtyrjes së seancës gjyqësore.
Mapo
Add new comment