Shkurtimet, "Greqia ka bërë sakrifica të mëdha"

Athina duhet të presë deri të hënën për të mësuar mbi vendimin e Eurogrupit mbi paketën e shpëtimit 130 miliardë euro. Takimi që duhet të mbahej sot është shtyrë për fillimin e javës së ardhshme, pasi ka munguar dhe angazhimi me shkrim i drejtuesve politikë të Greqisë, Kryeministri i Luksemburgut Jean Claude Juncker u shpreh se takimi është shtyrë pasi Athina duhet edhe më tej t'i plotësojë disa kushte.
Juncker, kreu i Eurogrupit nënvizoi se kishin munguar 'garancitë e kërkuara politike' nga liderët grekë se do ta zbatojnë programin e masave të ashpra të kursimit. Një ndër kushtet që është vlerësuar si veçanërisht fyes për liderin e demokracia e re, Antonis Samaras e cili megjithatë në frymën e sakrificës të kërkuar nga mbarë vendi sipas burimeve nga partia e tij do ta dërgojë sot. E ndërkohë që Europa rrit dhe më presionin për të reduktuar buxhetin me 325 milionë euro të tjera autoritetet helene pranojnë se populli grek ka arritur në kujfijtë e durimit e nuk mund të përballet me të tjera sfida në këtë drejtim.
Ministri i mbrojtjes civile, Kristos Papoutsis tha se Greqia e kishte bërë përpjekje "mbinjerëzore" për të përmbushur kushtet, dhe populli "nuk mund të duronte më". Papoutsis, anëtar i PASOK tha se Greqia kishte "bërë të gjitha përpjekjet që nevojiteshin". "Populli nuk mund të bëjë më shumë. Qeveria po bën përpjekje mbinjerëzore, dhe ne kemi arritur kufijtë e sistemit social dhe ekonomik. Greqia i di përgjegjësitë e veta, dhe sakrificat e popullit grek janë të mëdha. Unë besoj se është koha për të gjithë të marrin përgjegjësitë e tyre",-deklaroi ai.
Të dielën, deputetët grekë miratuan shkurtime shtesë, e partitë e koalicionit përjashtuan nga radhët e tyre mbi 40 deputetëve që i thanë jo paketës së ashpër së kursimeve. Deri në 100 mijë vetë protestuan në Athionë e situata degjeneroi në dhunë shkatërrime e plaçkitje.
Albanian Screen
Add new comment