Shkup, huliganët sulmojnë me shkop bejsbolli të riun shqiptar.

Postuar në 19 Tetor, 2014 13:35

Huliganët maqedonas kanë sulmuar dje një të ri shqiptarë nga Çairi, ndërsa po priste autobusin në lagjen Karposh.
 
Adnan Shabani, 18-vjeçar, thotë se sulmi ndaj tij ka nisur pasi e huliganët e kanë kuptuar identitetin e tij dhe njëri prej tyre e ka goditur me shkop bejsboll në fytyre dhe më pas në kokë duke i shkaktuar plagë serioze.

“Më pyetën se çfraë je, i tregova  se jam shqiptar. Më than mirë! U largua i pari dhe nga ana tjetër më ka ardhur një goditje në fytyrë, më ka goditur dhe kam rënë. Pastaj prapë më kanë goditur në kokë dhe jam rrëzuar për tokë”, ka thënë për mediat maqedonase Adnan Shabani.

Ai nuk e përjashton mundësinë që sulmi i mbrëmshëm të jetë vepër tifozëve që kishin dalë nga përballja në hendboll në mes Metalurgut dhe Killit.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmojnë sulmin ndaj 18 vjeçarit i cili është regjistruar si sulm dhe grabitje ndaj viktimës e jo si incident ndëretnik. Nga MPB-ja thonë se punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.