Shkodër, avokates së "bandave" i grabiten nga makina vetëm 3 mijë lekë

SHKODER - Jelldyz Kastrati, avokatia e një sërë çështjesh penale në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka rënë preh e grabitësve në qytetin e Shkodrës.
Grabitja ka ndodhur pranë qendrës së qytetit të Shkodres tek shkolla “Ismail Qemali”, aty ku edhe ka qenë makina e parkuar. Automjeti privat i avokates Kastrati është grabitur gjatë natës ndërsa nga kroskoti i makinës janë marrë 3 mijë lekë të reja si dhe dy prokura.
Kohët e fundit avokatia Jelldyz Kastrati, ka përfaqësuar mbrojtjen ndaj disa personavë të njohur në botën e krimit. Ndërsa për 3 vite me radhë ka qenë edhe avokatja e Dritan Dajtit si dhe e anëtarëve të bandës së Durrësit e asaj të Cërrikut.
Add new comment