Sherri tek 'Unaza e Re', 2 punonjës të INUK qëllohen me leva

Një fadromist dhe një punonjës i INUK janë plagosur mbrëmjen e sotme gjatë një aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme tek ‘Unaza e Re”, ndërsa punonjësit e INUK janë goditur me leva dhe sende të forta, nga banorë që kundërshtonin prishjen e objekteve të tyre. Burimet e policisë bëjnë me dije se fadromisti ka marrë disa plagë nga goditja.
Add new comment