SHBA inkurajon qeverinë kundër korrupsionit por kujdes me “Njësitë e Përbashkëta të Hetimit”

Përpjekjet e qeverisë shqiptare në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar po ndiqen me vëmendje nga dipllomatët e vëndeve perëndimore në Tiranë. Për këtë çështje i pyetur nga Top Channel lidhur me stadin e qëndrimit të ambasadës së SHBA mbi nismat e fundit anti-korrupsion të qeverisë, një zëdhënës i ambasadës u përgjigj:
“Ne kemi diskutime në vazhdim me qeverinë shqiptare dhe partnerët mbi përqasjen më të mirë për të çuar përpara axhendën e reformave aq shumë të nevojitura të Shqipërisë. Ndërkohë që e kuptojmë urgjencën e kryerjes së këtyre reformave, mendojmë se procesi duhet të jetë i tërësishëm dhe temë diskutimesh, duke pasur parasysh implikimet e gjera që kanë për legjislacionin shqiptar dhe institucionet e zbatimit të ligjit.”
Në vijim të përgjigjes ambasada amerikane thekson rëndësinë që kanë Njësitë e përbashkëta të Hertimit njohur ndryshe si Task forcat kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit.
“Vlerësojmë që qeveria shqiptare është e hapur dhe e gatshme për të diskutuar opsione të ndryshme. Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka investuar drejtpërdrejt burime të mëdha për të ndihmuar krijimin e kapaciteteve, si për shembull Njësitë e Përbashëta të Hetimit për të vënë në shënjestër dhe ndjekur penalisht korrupsionin”.
Do ta nxisnim qeverinë e re t’i shfrytëzojë në mënyrë të efektshme Njësitë e Përbashkëta të Hetimit H-të si pjesë e një përpjekjeje të gjithanshme për t’u marrë me korrupsionin.” – thuhet në fund të përgjigjes.
DITA
Add new comment