SHËNIM: Kuliçaj në Kuvend, aty ku formulohen ligjet kundër krimit

Postuar në 07 Dhjetor, 2013 03:35

D ka depozituar në Kuvend një kërkesë, nëpërmjet së cilës kërkohet që Agron Kuliçaj të jetë këshilltar i grupit parlamentar demokrat. Kërkesa e pazakontë nëse kihet parasysh CV-ja e Kuliçajt është depozituar në Kuvend nga kreu i grupit demokrat, Edi Paloka. Letra drejtuar kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, mban datën 5 dhjetor.

Agron Kuliçaj ka mbajtur për 8 vjet postin e nëndrejtorit të Përgjithshëm të Policisë, në kohën kur demokratët ishin në pushtet dhe ndaj tij ka akuza të forta për lidhje me krimin. Emri i tij dhe lidhjet e dyshuara me krimin janë përmendur edhe në kabllogramet e Ambasadës Amerikane zbuluar nga Wikileaks.

Më së paku, duket krejt e papërshtatshme që një person si Kuliçaj të hyjë në Kuvend dhe të marrë rol këshillues në vendin ku projektohen ligje, ndër të cilat do ketë patjetër edhe paketa kundër krimit ose projektligje që kanë të bëjnë me policinë.

 

 

DITA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.