Serbët sërish në veri, s’pranojnë institucionet e Kosovës

Grupe serbësh kanë bllokuar sërish misionin europian EULEX në veri të Kosovës. Sic raporton e përditshmja Koha Ditore, automjetet e EULEX-it janë penguar nga serbët për të shkuar në vendkalimin kufitar Jarinjë dje në mbrëmje pranë Komunës se Zveçanit. Automjetet e EULEX-it pas një qëndrimi të shkurtër janë kthyer prapa dhe nën përcjelljen e policisë së Kosovës kanë shkuar për në drejtim të Zubin Potokut.
Ka reaguar KFOR-i, i cili bllokuar trafikun në rrugën Zveçan - Zubin Potok, konkretisht në fshatin Jagnjenicë Ky është bllokimi i pestë me radhë i lëvizjes së lirë të EULEX-it në veri të Kosovës nga ana e serbëve.
Sipas burimeve jo zyrtare përfaqësuesit e Kuvendit të komunës së Zveçanit kanë thënë se kanë arritur një marrëveshje me përfaqësuesit e KFOR-it dhe të EULEX-it që deri të mërkurën e ardhshme të lejohen nga tri automjete me kusht që në to të ketë vetëm përfaqësues të Misionit të BE-së në Kosovë, por jo doganierët dhe policet e Kosovës.
Ballkanweb.com
Add new comment