Rumania pro statusit kandidat

Kreu i Kuvendit rumun, Valeriu Stefan Zgonea zhvillon vizitën e parë në Tiranë që nga 2006. Ai është takuar me homologun Ilir Meta ku deklaroi mbështetjen e plotë të vendit të tij për marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në mbledhjen e Këshillit të Europës në fund të dhjetorit. “Rumania bën pjesë në vendet që kanë mbështetur rrugën tuaj europiane dhe besoj që të gjitha problemet që keni ju, korrupsioni dhe respektimi i të drejtave të minoriteteve i kemi pasur dhe ne. Por këto janë cështje të zgjidhshme, duke mbajtur në konsideratë dialogun. I mbetëmi angazhimit tonë për t’ju mbështetur në rrugën e integrimit dhe shpresojmë që raporti për vendin tuaj të jetë i hartuar pozitivisht në mënyrë që duke nisur nga viti tjetër ju të merrni lajmin e
Statusi
Fyle: Presim rezultate konkrete
Akademikët shqiptarë, letër Samaras
PE: Luftoni korrupsionin
madh”, deklaroi zoti Zgonea.
I pyetur nëse protestat e opozitës që nisen rrugëtimin një ditë më parë për atë që ajo quan kauza e votës së lirë do të ndikojnë në vendimmarrjen e Këshillit në fund të dhjetorit, kryeparlamentari Ilir Meta nuk i pa me shqetësim.
“Është një nga mënyrat e shprehjes së opozitës. Por opozita është e lutur që të marrë rolin e saj në këtë proces dhe unë i garantoj cdo hapësirë për të përmbushur misionin e saj”, tha Meta.
Kryeparlamentari rumun la të paqartë përgjigjen për njohjen e Kosovës nga vendi i tij, por vlerësoi bisedimet Prishtinë-Beograd dhe tha se Rumania mbështet axhendën europiane të rajonit.
Top Channel
Add new comment