Reshjet e fundit, përmbytje përsëri në disa zona të Shkodrës

Shkodra përmbytet përsëri nga reshjet. 40 banesa të lagjes Vekshar kanë prezencë uji nga 60 cm deri në 1 metër. Ndërkaq 400 ha tokë e mbjellë në disa fshatra përreth ndodhen nën uje, pas reshjeve të dendura gjatë 24 oreve të fundit.
Kjo situatë është krijuar për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese nga ndërtimi i unazës së qytetit në pjesën lindore, e cila është kthyer në digë 3 metër të lartë mbi nivelin e shtëpive.
Drejtoria rajonale e rrugëve dhe specialistët e firmës që po merret me ndërtimin e unazës janë detyruar të prishin asfaltin në vendet më problematike për të krijuar kanale kulluese.
Në këtë zonë ndodhet gjithashtu edhe nënstacioni Shkodra 2, i cili pas përmbytjes është stakuar, duke lënë në errësirë një pjesë të madhe të qytetit dhe fshatrat përreth.
Albanian Screen
Add new comment