Rama takon biznesmenët italianë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e së mërkurës një takim me investitorët italianë, për të evidentuar problematikat që ata hasin për të investuar në Shqipëri.
Në fjalën e tij para biznesmenëve italianë dhe vendas, Rama ka shprehur gatishmërinë e qeverisë së tij për t’u hapur atyre dyert, duke njoftuar edhe krijimin e një grupi të posaçëm për shkëmbimin e informacioneve. “Jemi të gatshëm të hapim dyert për investitorët italianë që duan të investojnë në Shqipëri, por që për shkak të atyre që kanë dëgjuar nuk lëvizin nga vendi i tyre”, ka deklaruar Rama.
“Për këtë kemi ngritur
Shqipëria është dera prej nga hyet për në Itali dhe ne duam ta hapim këtë derë, për ta bërë Shqipërinë të parën për investimet italiane
Edi Rama
Kryeministër i Shqipërisë një grup deputetësh që janë të interesuar të marrin pjesë në këtë nismë. Ata janë të interesuar të shkojnë në Itali, të takojnë dhe dëgjojnë biznesmenët italianë, që natyrisht kanë shumë pyetje dhe të marrin shënime prej tyre”, ka nënvizuar kreu i qeverisë.
Ai ka theksuar se personat që përbëjnë këtë grup vijnë si nga bota e biznesit ashtu dhe ajo akademike, për të paraqitur propozime në nivel legjislativ dhe për të krijuar kushtet për të mbrojtur nismat dhe projektet që mund të paraqiten.
“Përsëris se jemi të gatshëm të diskutojmë me sipërmarrësit italianë që duan të bashkohen në këtë aventurë, të vështirë, por dhe shumë të bukur. Fokusi ynë është përqendruar tek sipërmarrjet e vogla dhe të mesme italiane”, ka theksuar Rama.
Duke vënë në dukje se Shqipëria është e fundit në rajon përsa u përket investimeve italiane, ai ka premtuar se do të eleminojë barrierat për ta ndryshuar këtë realitet.
“Ne jemi të fundit për investimet nga Italia, edhe pse jemi më afër nga të gjithë me Italinë. Shqipëria është dera prej nga hyet për në Itali dhe ne duam ta hapim këtë derë, për ta bërë Shqipërinë si vendin e parë për investimet italiane”, ka shtuar Rama, i cili ka paralajmëruar edhe zhvillimin e një vizitë në Itali, bashkë me një grup biznesmenësh.
Top Channel
Add new comment