Rama: Të vendosur në luftën kundër korrupsionit

Kryeministri theksoi se themeli në këtë luftë është modernizimi i çdo mekanizmi dhe institucioni.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se Policia e Shtetit ka rezultuar ndër strukturat më të korruptuara në vend.
Ministri njoftoi instalimin e Linjës së Gjelbër që do të funksionojë 24 orë, ku qytetarët do të kenë mundësi të denoncojnë korrupsionin.
Po ashtu Tahiri bëri me dije se së shpejti përfundon edhe Akti Normativ përkatës për cdo sektor në Policinë e Shtetit.
Nga ana e tij ambasadori i BE-së, Ettore Sequi u shpreh se ky aktivitet i organizuar sot është një përpjekje për të bërë efektive luftën kundër korrupsionit, si dhe afirmon seriozitetin e Qeverisë për të luftuar korrupsionin.
"Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është veprim kompleks. Duhet të vendosen politika të qarta në luftën kundër korrupsionit", u shpreh Sequi.
Top channel
Add new comment