Rama në samitin e bashkëpunimit me Kinën

Postuar në 26 Nëntor, 2013 16:28

Krerët e Qeverive të Europës Qendrore dhe Juglindore dhe Kryeministrit të Republikës Popullore të Kinës zhvilluan një takim në Bukuresht, ku merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Në këtë takim, u bisedua për rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve të Europës Qendrore dhe Juglindore dhe Kines, duke u përqendruar kryesisht në fushat e ekonomisë dhe tregtisë. Zyra e shtypit prane kryeministrise njofton se përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse theksuan se ky bashkëpunim merr shkas nga partneriteti strategjik mes Bashkimit Evropian dhe Kinës. Kryeministrat u shprehën të gatshëm për ta forcuar edhe më tej këtë bashkëpunim, duke zhvilluar mbledhje të përvitshme të krerëve të Qeverive dhe duke promovuar investime në ekonomi dhe tregti.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama theksoi rëndësinë që viti 2014 ka për rajonin, si i pari vit që e gjen Ballkanin në paqe të plotë. Kryeministri Rama tha se ky moment i ri duhet shfrytëzuar për të bashkëpunuar sa më ngushtë me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore për të nxitur investime rajonale, sidomos në fushën e transportit dhe energjisë.
Në këtë takim Kryeministri Rama shoqërohej nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi, Ministri i Bashkëpunimit Ekonomik Arben Ahmetaj, si edhe deputeti Taulant Balla.

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.