Qeveria greke: Të ngrihet një kamp për emigrantët e paligjshëm

Postuar në 20 Mars, 2012 12:01

Qeveria greke mori vendim për ngritjen e një kampi emigrantësh të paligjshëm. Kampi do të ngrihet në një objekt të ministrisë së Mbrojtjes dhe do të ruhet me policë. Në të do të dërgohen rreth 1 000 emigrantë të paligjshëm. 

Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Mihalis Hrisohoidhis mori nga qeveria autorizimin për të bërë veprimet e nevojshme. Ai informoi se do të dorëzojë në Parlament një amendament, me të cilin do të jepet «drita jeshile», për të krijuar vendin e parë të tillë në Greqi, në objektet e licensuara nga ushtria. 

Sipas informacioneve paraprake botuar në gazetën “To Vima”, kampi mendohet të ngrihet në Kozani. Përgjegjësinë për ruajtjen e jashtme të kampit do ta ketë policia greke, por kompetencën për pjesën e brendshme të kampit do ta ketë një kompani private (security).

 

Anila Jole

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.