Protesta në Spanjë, nëpunësit kundër shkurtimeve

Qindra nëpunës civilë demonstruan para Ministrisë së Thesarit të Spanjës për të protestuar kundër shkurtimeve në sektorin publik, sipas planit të shpallur nga qeveria spanjolle muajin e kaluar si një pjesë e masave të nevojshme të kursimit për të reduktuar defiçitin dhe për të siguruar mbështetjen e Bashkimit Evropian.
Vetëm një ditë më parë, Banka Qendrore Evropiane deklaroi se kishte përfshirë dhe Spanjën bashku me Greqinë, Irlandën dhe Portugalinë në listën e vendeve që duhet të bëjnë shkurtime të rrogave në sektorin publik. Por sipas pjesëmarrësve në demonstratë, shkurtimet janë të padrejta.
Qeveria e Spanjës ka krijuar një sërë masash shtrënguese me qëllim zvogëlimin e defiçitit të saj publik; mes të tjerave dhe një rritje të TVSH nga 18 në 23 për qind. Ekonomia e Spanjës pritet të tkurret me 1.5 për qind këtë vit dhe 0.5 për qind në vitin 2013, sipas parashikimeve zyrtare.
Albanian Screen
Add new comment