"Policia keqtrajton të miturit"

Postuar në 20 Mars, 2012 08:12

Komiteti i Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit Çnjerëzor gjate një raporti të publikuar të martën në Strasburg kanë evidentuar se gjatë arrestimeve nga ana e oficerëve të policisë një pjesë e konsiderueshme personash duke përfshirë edhe të mitur janë keqtrajtuar duke u goditur me shqelma, grushta, apo edhe me goditje me shkop. 

Sipas raporti kushtet materiale të paraburgimit jane tmerresisht te varfera në shumicën e institucioneve policore të vizituara ku evidentohen, qeli të shkatërruara, pa dritë natyrore ose shumë të kufizuara, ndriçim artificiale të zbehtë dhe ventilim të varfër.

Ne te njejtin raport citohet edhe reagimi i autoriteteteve shqiptare ku sipas tyre shumë prej objekteve policore të paraburgimit janë duke u rinovuar apo rindërtuar plotësisht.

Raporti perdor termin 'e tmerrshme' per qelite e qendres se paraburgimit ne Kukes. Raporti veren mbipopullim ne disa njësi në Burgun nr. 313 në Tiranë, si edhe pershkruan si te varfera  kushtet materiale ne burgun e Burrelit dhe Spitalin Psikiatrik Shkodër.  

Por ne kontrast me to, vlereson kushtet në Qendrën e sapondërtuar të Riintegrimit të të Miturve në Kavajë, por edhe në burgjet e Fushë-Krujës dhe Korçës, në Qendrën e Paraburgimit në Durrës. Pozitivisht per gjendjen ne Shqiperi, ky raport thekson se ne burgje, marrëdhëniet personel-të burgosur në tërësi ishin mjaft të qeta dhe dhuna ndërmjet të burgosurve nuk dukej të ishte një problem i madh. Si edhe se shumica e personave të intervistuar nga delegacioni ne maj te vitit 2010 deklaruan se ishin trajtuar në mënyrë korrekte nga policia. 

 

 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.