Policia e Tiranës program kundër drogës në shkolla

Postuar në 20 Shkurt, 2012 05:15

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore të kryeqytetit ka nisur zbatimin e programit "Edukimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substancat e tjera të rrezikshme".  Ky program vjen, pas një vlerësimi të situatës së përdoruesve të drogave në Tiranë, dhe synon në përgatitjen dhe formimin e fëmijëve të moshave 12-13 vjeçare për rreziqet e drogës, duhanit dhe alkoolit. 

Ditën e sotme, drejtori i policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj ishte në shkollën "Vasil Shanto" dhe "Kongresi i Manastirit".  Ai përcolli mesazhe mbi pasojat që vijnë nga përdorimi i drogave dhe substancave të rrezikshme dhe theksoi se kjo eksperiencë pozitive do të shtrihet edhe në shkolla të tjera 9-vjeçare të Tiranës. Grupet mësimdhënëse përbëhen nga dy punonjës të policisë dhe një mësues dhe programi do të vazhdojë deri në 22 mars.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.