Pedagogët grekë ftohen të emigrojnë në Shqipëri

Postuar në 07 Shtator, 2012 05:08

Me premtimin për akomodim, ushqim, makinë dhe bileta udhëtimi, profesorët grekë ftohen të emigrojnë në Shqipëri, për të dhënë mësim në universitetet shqiptare. 

Oferta përfshin sigurimin e udhëtimit, pagën dhe të gjitha shpenzimet për ushqim dhe akomodim. Propozimi parashikon gjithashtu kthimin e profesorëve grekë nga Tirana deri në Kakavijë. Sipas gazetës greke "Kathimerini", "universitetet shqiptare po kërkojnë “trurin” e fqinjëve të tyre grekë". 

Rektori i Universitetit të Janinës Triantafilos Albanis thotë se ftesa i është bërë zyrtarisht edhe gjatë vizitës që bënë në Janinë disa përfaqësues të universiteteve private në Tiranë. Albanis thotë për gazetën: “Për herë të parë i takova në një konferencë në Shqipëri, e cila ishte pjesë e disa hulumtimeve tona. Më kërkuan të vizitojnë Universitetin e Janinës dhe natyrisht pranova. Mendova se takimi ynë do të mbulojë çështjet e bashkëpunimit, por ata folën për qëllimin e tyre". 

Sipas "Kathimerini", përfaqësuesit e institucioneve shqiptare me vizitën e tyre në Janinë donin të shqyrtonin mënyrën, sesi mësuesit grekë mund të japin mësim për disa ditë në javë në universitetet e Shqipërisë. Ai profesor që do të pranojë propozimin, duhet sigurisht të adresojë programin në universitet greke. Legjislacioni vendas kërkon që akademikët të kenë të paktën 3 ditë prani fizike në institucionin ku punojnë, prandaj mbetet që në mes të institucionit grek dhe atij shqiptar, të arrihet në marrëveshje për 3 ditë mësimdhënie në Greqi dhe 2 në Shqipëri. 

Edhe pse deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar që dikush nga Universiteti i Janinës apo ndonjë universitet tjetër e ka pranuar ofertën, askush nuk mund të parashikojë të ardhmen. “Me shkurtimet që kanë prekur thellë edhe pagat e akademikëve, asgjë nuk përjashtohet", thotë për gazetën një profesor në Universitetin e Athinës.

 

Ballkanweb.com

Comments

Submitted by antishqiptari (not verified) on

<p>Rrofsh more Sali Berisha qe e bere memedheun te thithe refugjate. Dhe jo refugjate dosido, por pedagoge. E kam tashme ne imagjinate momentin ku Jorgua, Kosta, Evripidi etj rrine si legena tek dera e Ahmet Fushes ( U. Kristal).&nbsp;</p><p>Ty Evripidi do te therrasim Qani.</p><p>Ju te tjeret mire i keni emrat, por hapni syte!!!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.