PD: Në krye të DAR Tiranë, aktorja e spotit të PS

Postuar në 07 Dhjetor, 2013 09:49

Partia Demokratike denoncoi sot konkurset për zgjedhjen e drejtuesve të Drejtorive Arsimore Rajonale në të gjithë vendin, duke e cilësuar procesin një farse. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi tha se me Tiranën, ku u zgjodh një militante e PS-së, qeveria Rama vuri në skenë edhe aktin e fundit të kontrollit ndaj arsimit.

Mimoza Kuqi, sipas PD-së, është aktore kryesore në spotin elektoral të 23 qershorit të Partisë Socialiste. PD tha se edhe procesi në rrethe ka qenë i tillë, duke theksuar se veçanërisht ai i Tiranës nxori në pah gënjeshtrat e kryeministrit, Rama për mbajtjen e politikës jashtë arsimit.

Sipas Vorpsit, jo vetëm në Tiranë por në të gjitha rrethet e vendit janë emëruar në krye të këtyre drejtorive militantë të PS-së dhe LSI-së.

Ministria e Arsimit mbylli një ditë më parë konkurset për zgjedhjen e 13 drejtorëve në të gjithë Drejtoritë Rajonale të vendit.

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.