Një muaj pa drita, banorët kërcënojnë me bllokim rruge

Rreth 1 mijë banorët e fshatit Skënderaj në komunë Suç të Matit prej një muaji nuk furnizohen me energji elektrike. Shkak është bërë vjedhja e transformatorit të fshatit nga persona ende të paidentifikuar. Banorët tashmë kërcënojnë me bllokim rrugë nëse nuk vijnë dritat.
Të mbledhur në qendër të fshatit ata u kanë kërkuar strukturave vendore të ndërhyjnë për zgjidhjen e këtij shqetësimi, në të kundërt do të bllokojnë rrugën e nacionale Burrel-Peshkopi.
Ndërkohë nga strukturat shetëtërore ende nuk ka një përgjigje për këtë problem.
Albanian Screen
Add new comment